Video/ Momenti i nisjes së zjarrit në magazinën e rrobave të përdorura te “5 Maji”
Radio Televizioni Shqiptar ka siguruar video nga momenti kur për herë të parë shpërthyen flakët masive në magazinën e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Në pamjet dallohet se flakët rriten gradualisht brenda kapanonit, ndërsa tymi përhapet shpejt për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme, si rrobat dhe plastika që ndodheshin aty.
Zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe dhe u përhap me shpejtësi dhe u desh ndërhyrja e 72 efektivë të Shërbimit zjarrfikës dhe 13 mjete nga Tirana, Vora, Kamza dhe Elbasani, të cilët punuan për më shumë se 5 orë për të shuar flakët.
Ndërhyrja e tyre bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në magazina dhe objekte të tjera përreth.
Ngjarja po hetohet nga grupi i posaçëm hetimor për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Sipas dyshimeve të para, shkëndija elektrike mund të ketë qenë shkak, por gjithçka do të konfirmohet nga hetimet e mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




