Gonzato: Të merren masa për t’u siguruar një cilësi e lartë e drejtësisë. Duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë për të ulur numrin e stoqeve
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato në fjalën e mbajtur në konferencën “Cilësia e drejtësisë në Shqipëri”, vuri theksin te nevoja për rritjen e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve prokuror, të mbështetur nga një numër i mjaftueshëm këshilltarësh ligjor e asistentësh ligjor, me qëllim uljen e numrit të stoqeve.
Gonzato theksoi se Këshilltarët ligjor, janë një element thelbësor për të garantuar cilësinë e drejtësisë, kërkimin e shëndosh juridik dhe përdorimin efektiv të së drejtës së BE.
“Këto sfida tashmë kërkojnë veprime vendimtare përmes rritjes së nivelit të personelit në të gjitha gjykatat. Na duhen më shumë gjyqtarë, më shumë prokuror, të mbështetur nga një numër i mjaftueshëm këshilltarësh ligjor e asistentësh ligjor.
Si hap fillestar, të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen.
Këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Nëse është e nevojshme numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punët e tyre të përditshme.
Këshilltarët ligjor, janë një element thelbësor për të garantuar cilësinë e drejtësisë, kërkimin e shëndoshë juridik dhe përdorimin efektiv të së drejtës së BE”, deklaroi Gonzato.
Ambasadori vuri theksin te nevoja për marrjen e masave për sigurimin e cilësisë së lartë në drejtësi, teksa shtoi se gjyqtarët përballen me sfida të mëdha.
“Konferenca e sotme vendos tonin për vitin që do kemi para, me fokus te shteti i së drejtës, te konsolidimi i reformës në drejtësi, mbështetja për gjithë institucionet e drejtësisë, GJL, GJK.
Cilësia dhe efikasiteti i drejtësisë: Nuk është e lehtë të punosh nën trysni me një stok të madh. Duhet të merren masa për tu siguruar një cilësi e lartë e drejtësisë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




