Donald Trump pritet të shpallë kalimin në Fazën II të armëpushimit në Gazë

Amerikë | 10 muaj më parë

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të shpallë sot kalimin në Fazën II të armëpushimit në Gazë, duke përfshirë krijimin e një Këshilli Paqeje që do ta kryesojë vetë, bashkë me liderë ndërkombëtare dhe formimin e një qeverie teknokrate palestineze për të menaxhuar administratën civile të Gazës – shërbime publike, rindërtim, higjienë, arsim etj.

SHBA nuk do ta kushtëzojë plotësisht Fazën II me çarmatimin e Hamasit por insiston për çarmatim gradual dhe presion mbi Hamasin.

Plani parashikon forcë stabilizuese ndërkombëtare (ISF), rindërtim masiv dhe vizionin e Trumpit për ta kthyer Gazën në një “Rivierë të Mesdheut”.

Nga ana e tij, Izraeli ka shprehur rezerva dhe insiston për çarmatim të plotë para çdo hapi tjetër, por duket se do të bashkëpunojë. Hamasi ka shprehur gatishmëri për të dorëzuar pushtetin te teknokratët, por jo armët, raporton Jerusalem Post.

Situata mbetet e tensionuar me shkelje të vazhdueshme nga të dyja palët, teksa mëngjesin e sotëm ushtria izraelite ka sulmuar zonat perëndimore të qytetit të Rafahut dhe lagjet veriore të qytetit mëngjesin e kësaj të mërkure, duke bërë që të shkelë të armëpushimi.

Nga sulmet janë prekur zonat veriore të kampit të refugjatëve Bureij në Gazën qendrore gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo të plagosur palestinezë.

Nga ana e saj ushtria izraelite njoftoi të martën vonë se dy palestinezë u vranë në atë që ajo e përshkroi si shkëmbim zjarri në Rafah. Që nga shpallja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit më 10 tetor 2025, Izraeli ka vrarë më shumë se 400 palestinezë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme