Abissnet Superiore në RTSH/ Tirana nis vitin e ri me fitore, bardheblutë marrin tre pikë të çmuara në Ballsh

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Tirana ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2026 në kampionatin Abissnet Superiore. Bardheblutë marrin një fitore të çmuar 1-0 në transfertë përballë Bylisit dhe japin shenja se mbijetesa është një objektiv që mund të arrihet.

Një gol i Rafael, nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë, vulos fitoren 1-0 të bardhebluve në transfertën kundër Bylisit.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar. një penallti në pjesën e dytë, e akorduar nga gjyqtari Jorgji pas verifikimit në VAR, ka rezultuar vendimtare për fatin e takimit.

Rafael shënon gol dhe i dhuron Tiranës fitoren e dytë sezonale në kampionat. Pas ndryshimeve të shumta në skuadër, bardheblutë japin shenja jete dhe tashmë shanset për mbijetesë rriten, ndonëse kryeqytetasit vazhdojnë të mbeten në vendin e fundit në klasifikim me 13 pikë pas 19 ndeshjesh të luajtura në kampionat.

Bylisi humbet në shtëpi përballë një rivali direkt në luftën për mbijetesë dhe me 18 pikë mbetet në vendin e tetë në klasifikim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme