Miqësorja/ Shqipëria U-21 përballet me Japoninë më 27 mars në Antalia

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndërkombëtare më 27 mars 2026 ndaj Japonisë U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Japoneze të Futbollit që kjo përballje të luhet në Antalia, Turqi, ndërsa orari dhe stadiumi ku do të zhvillohet takimi do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
FSHF vijon gjithashtu bisedimet për të siguruar edhe një tjetër ndeshje miqësore për Kombëtaren U-21 gjatë muajit mars.
Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, Kombëtarja U-21 do të angazhohet vetëm në ndeshje miqësore, pasi Shqipëria është kualifikuar automatikisht në këtë turne si një nga vendet organizatore. Këto teste miqësore kanë rëndësi të veçantë për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, duke ofruar mundësinë për të vlerësuar nga afër gjendjen e lojtarëve, për të konsoliduar grupin dhe për të testuar elementë të rinj në funksion të Europianit U-21 2027.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




