Marrëveshje e re bashkëpunimi në shëndetësi gjatë 2026–2030, ministrja Sala në Vjenë, takim me homologen Schumann

Sociale | 9 muaj më parë

Në vijim të vizitës zyrtare në Vjenë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi një takim me homologen austriake, ministren Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetësinë, Kujdesin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Austrisë, Korinna Schumann.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi fusha të mundshme për bashkëpunim, përfshirë hartimin e një Marrëveshjeje të re Bashkëpunimi në Shëndetësi për periudhën 2026–2030, si dhe modernizimin e infrastrukturës shëndetësore, me investime strategjike në shërbimet e urgjencës mjekësore, teknologji të avancuar mjekësore dhe reformën e sistemit spitalor.

Shqipëria mbetet e angazhuar për të thelluar më tej partneritetin me Austrinë, me synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme