Aksidenti me 3 të lënduar pas rënies së automjetit në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”, pranë Vaut të Dejës, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në liqen e për pasojë 3 persona u lënduan.

Policia e Shkodrës bën me dije sot se ka arrestuar drejtuesin e automjetit, 32-vjeçarin Z.B., pasi humbi kontrollin dhe si pasojë automjeti u përplas me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ra në liqenin e Vaut të Dejës.  

Shoferi së bashku me njërin prej pasagjerëve po marrin trajtim në Spitalin e Shkodrës, ndërsa I plagosur tjetër është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.  

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme