Tronditet Marseja, De Zerbi nuk stërvit skuadrën pas eliminimit nga Champions

UEFA Champions League | 9 muaj më parë

Humbja e shëmtuar 3-0 ndaj Club Brugge dhe eliminimi tronditës nga Liga e Kampionëve pas golit të portierit Trubin në minutën e 98-të në ndeshjen e Benfica-s kundër Real Madridit kërcënojnë të lënë plagë të thella te Marseja.

Pavarësisht se ekipi po lufton në Ligue 1 për një vend në Ligën e Kampionëve (Marseja është e treta me 38 pikë, pesë pikë pas vendit të dytë, Lens, dhe shtatë pas liderëve të ligës, PSG), e ardhmja e Roberto De Zerbi është tani në dyshim serioz. Të dyja palët e kanë menduar këtë çështje për orë të tëra, aq shumë sa sot, të enjten, më 29 janar, trajneri italian nuk u paraqit në seancën stërvitore të ekipit pas humbjes në Belgjikë.

Seanca, dy ditë para ndeshjes të së shtunës kundër Paris FC, u drejtua nga ndihmëstrajneri i De Zerbi-t, Andrea Maldera. Tensionet te OM mbeten të larta dhe në orët në vijim, një ndarje me trajnerin, e cila ishte krejtësisht e papritur deri pak orë më parë, mund të ndodhë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme