KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, çështja i kalon ILD-së

Aktualitet | 9 muaj më parë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shqyrtuar sot përfundimet e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka.

KLGJ me shumicë votash nuk ka pranuar nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës. Shumica e anëtarëve ka deklaruar se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Një javë më parë, Prokuroria e Përgjithshme verifikoi dhe më pas miratoi rezultatet e verifikimit të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit në 2016 nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka. Prokuroria konstatoi se dokumenti që është publikuar është autentik dhe se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi, fakt të cilin ajo vetë e ka fshehur në deklarim.

Nga ana e saj, gjyqtarja argumentoi se nuk parashikohet nga dekriminalizimi një vendim që s’ka marrë formë të prerë

“Ligji bën dallim të qartë mes ‘dëbimit’ dhe ‘ndalimit të hyrjes’. Mua më është ndaluar hyrja, një masë administrative që nuk përbën pengesë sipas ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk kërkohet të deklarohet në formular,“, deklaroi Gjoka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme