Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës, Ardijan Nuhiji në stol

Pas përfundimit të javës së 22-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mire, sipas skemës 4-3-3.
Igor Aleksovski i Flamurtarit është zgjedhur portieri më i mirë i javës. “Gardiani” i vlonjatëve u dallua me pritjet e tij vendimtare, duke ruajtur portën e paprekur në ndeshjen ndaj Vorës.
Në mbrojtje bëjnë pjesë Andrey Yago (Vllaznia), Faton Neziri (Dinamo City), Aurel Marku (Bylis) dhe Marjus Kola (Partizani). Treshja e mesfushës përbëhet nga Sherif Kallaku (Vllaznia), Rafael (Tirana) dhe Klaus Kashari (Vora).

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Xhuliano Skuka (Partizani) dhe Serge Tabekou (Tirana). Në ndeshjen Partizani–AF Elbasani, e mbyllur në barazim spektakolar 2-2, Xhonatan Lajthia ishte protagonist absolut me dy gola, ndërsa Skuka gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën kryeqytetase.
Trajneri i javës së 22-të është përzgjedhur Ardijan Nuhiji i Tiranës. Tekniku bardheblu ka rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive, me Tiranën që numëron tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




