Deputetët e opozitës në SHBA, takime në Kongres: Përkushtimi i SHBA për të luftuar kartelet e drogës, lajm i mirë për Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA, ku janë takuar me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar.
Gjatë takimit, deputetët e opozitës kanë theksuar nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqiprisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Washington DC, në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashëta. Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë”, shkruan Bardhi nw Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




