“Sot një fidan, nesër një pyll”, nisma mjedisore vjen këtë vit në edicionin e saj të katërt
Nisma mjedisore “Sot një fidan, nesër një pyll” hyn këtë vit në edicionin e saj të katërt, duke vijuar angazhimin për mbrojtjen e natyrës dhe gjelbërimin e zonave përreth qytetit të Korçës. Këtë vit, fokusi do të jetë te hijezimi i burimeve të Moravës, hapësira të ndërtuara dhe të mirëmbajtura në mënyrë vullnetare nga qytetarë dashamirës të malit, si dhe te ndërhyrjet përgjatë rrugës “Çlirimi i Korçës”, për zëvendësimin dhe konsolidimin e fidanëve të mbjellë një vit më parë.
Kjo nismë synon jo vetëm mbjelljen e fidanëve të rinj, por edhe forcimin e një modeli qytetarie që promovon kujdesin për natyrën, si dhe ndërgjegjësimin institucional.
“Kemi menduar të organizohemi për të mbjellë fidanë të rritur në burimet e Moravës, ku qytetarë në mënyrë vullnetare, kanë arritur të kujdesen për to. Menduam të solidarizohemi me këtë nismë qytetare dhe t’i krijojmë hijeshi këtyre burimeve”
Aktiviteti do të zhvillohet gjatë periudhës 15–20 mars, ndërsa organizatorët ftojnë qytetarët të kontribuojnë vullnetarisht në mbjelljen e fidanëve të rritur, duke dhënë një kontribut konkret për mjedisin dhe brezat e ardhshëm.
Gazetare Eftjola Fili
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




