Kategoria e Parë në RTSH/ Burreli dhe Iliria ndalen në barazim, Besa nuk përfiton

Kategoria e Parë | 9 muaj më parë

Java e 21-të e Kategorisë së Parë uli siparin sot me dy takimet e fundit.

Ndeshja e transmetuar në RTSH 2 HD mes Burrelit dhe Ilirisë së Fushë Krujës mbaroi në barazim 1-1. Të parët në avantazh kaluan vendasit falë një goli të Xhabrahimit në të 34’. Numri 9 finalizoi me shpejtësi një goditje dënimi të nisur shpejt nga shokët e tij të skuadrës, të cilët gjetën të papërgatitur rivalët e tyre. Miqtë nga Fushë Kruja arritën që të barazonin takimin në të 60’ falë Fofana, i cili dërgoi në portë topin pas një gabimi trashanik të portierit vendas. Pas 21 takimesh Burreli renditet në vendin e pestë me 30 pikë ndërsa Iliria qëndron një vend më poshtë me katër pikë më pak.

Nga ky barazim nuk arriti që të përfitonte Besa e Kavajës, e cila ndau një pikë me Luftëtarin në një takim të mbyllur 1-1. Besa në 21 takime ka grumbulluar 25 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë ndërsa AF Luftëtari mban vendin e parafundit me 16 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme