Shkenca flet me zërin e grave- Prof. Dr. Anila Neziri, nga auditoret e Shkodrës në ato ndërkombëtare
Shkenca ka edhe fytyrën e vajzave e grave që çdo ditë punojnë në laborator e auditor.
Një prej tyre është Prof. Dr. Anila Neziri, pedagoge dhe kërkuese shkencore, e cila sot vjen si personazhi ynë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë.
Ndonëse studimet i mbaroi në degën e kimisë, lidhja e saj me shkencën nis në auditore e zhvillohet më pas në institutet kërkimore shkencore në Gjermani.
Zhvillimi personal në fushën shkencore është shoqëruar me sakrifica të shumta për të dhe familjen.
Zhvillimi shkencor duket se përherë e më shumë është në duart e vajzave dhe grave. Pedagogia po udhëheq në doktoraturë dy vajza.
“Ne kemi fatin të punojmë me 90 për qind i kemi vajza. Për momentin kam në mbikqyrje dy vajza”, thotë ajo.
Burimet njerëzore janë të shumta në vendin tonë, por nevoja mbetet ende sfidë për infrastrukturën dhe specializimet. Neziri sugjeron krijimin e rrjetit të grave shkencëtare në vendin tonë.
Prof. Dr. Anila Neziri kontribuon aktivisht si pjesë e stafit akademik dhe kërkimor.
Ajo ka publikuar mbi 40 artikuj shkencorë në fushat e kimisë mjedisore, analizës së ujit dhe monitorimit të mjedisit, duke kontribuar në literaturën shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke qenë shembull i udhëheqjes shkencore në vend.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




