Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Ski Nordik Femra 10Km Stil i lirë, Frida Karlsson është “mbretëresha” e re e disiplinës

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Skijimi “cross-country” është njohur me një “mbretëreshë” të re në Milano-Cortina 2026.

Frida Karlsson fitoi para pak çastesh medaljen e saj të dytë të artë në Milano-Cortina 2026 falë një gare mbresëlënëse në disiplinën e 10 km stil i lirë.  

Vendi i parë në pod sot për 26-vjeçaren suedeze vjen pas një tjetër vendi të parë që mori pak ditë më parë në garën e 20km në skitahlon.

Sa i përket garës së sotme Karlsson e dominoi falë kohës 22:49.2. Me gati 46 sekonda vonesë preu vijën e finishit sudezja Ebba Andersson (23:35.8), e cila mori medalje të argjendtë. Ndërsa favoritja e kësaj disipline, Jessie Diggins (23:38.9), u kënaq me medalje të bronztë. Për 34-vjeçaren nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo ishte medalja e katërt e fituar në Lojrat Olimpike Dimërore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme