Tirana, trajneri Nuhiu: Derbi do zemër, karakter e personalitet

“Një ndeshje shumë e rëndësishme, speciale për tifozët”. Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu ka prezantuar derbin me Partizanin në një konferencë për shtyp duke theksuar rëndësinë e kësaj sfide, prestigjin por dhe nevojën për pikë.
“Do të jetë sfidë e luftuar, futbollistët janë gati për këtë ndeshje, po punojnë me seriozitetin më të madh. Në ndeshje të tilla duhet të kesh kujdes për çdo detaj, fokusi është i lartë. Grupi është i bashkuar, i gatshëm për sfidën e nesërme”.
“Ndeshja e fundit? Nuk mund të mëremi me atë, nuk kemi kohë për të humbur. Ka kaluar, nuk mund të bëjmë asgjë, por në ndeshjen e nesërme mund të bëjmë shumë gjëra. Besoj te grupi, por ndeshje të tilla duan përqëndrim maksimal, është e rëndësishme, urojmë ta kalojmë me sukses”.
“E dimë se sa e rëndësishme është të fitojmë nesër. Për të arritur mbijetesën duhet të fitojmë takimin. Do të futemi në ndeshje për ta fituar, por gjithmonë duke parë që është ndeshje derbi, nuk njeh statistika, nuk njeh klasifikim, as cilësi por do zemër, karakter e personalitet në fushë”.
“E di që do kemi mbështetjen e tifozëve, do jenë forca jonë. Të mbështesin skuadrën e tyre, të mbështesin këta lojtarë, sepse e meritojnë për atë që po japin në fushën e lojës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




