Kategoria e Parë/ Fitojnë Pogradeci dhe Iliria

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fundit të javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Pogradeci ruan hapin e kryesuesve, nuk gabon në shtëpi dhe mposht 2-0 Burrelin.
Me këtë fitore liqenorët ngjiten në kuotën e 43 pikëve dhe ruajnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.
Në ndeshjen tjetër të ditës Iliria ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lushnjën. Fushë-krujasit ngjiten në kuotën e 29 pikëve, ndërsa lagunarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë pas kësaj humbjeje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




