Capello vë gishtin në plagë: Në Itali vlerësojnë simulimin, në Europën lojën!

Itali | 8 muaj më parë

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka analizuar 10-3-shin total të 3 skuadrave italiane në Champions League. Disfatë e jashtëzakonshme për futbollin italian. Capello ka folur me kritika të forta për Interin, Juventusin dhe Atalantën, por më tepër për futbollin italian në tërësi.

“Chivu, pse Dimarco në stol? Ndoshta preferon më shumë kampionatin… Juventusi nuk është më në fushë, kur del Bremer, ndërsa Palladino nuk u përshtat ndaj Dortmundit. Do të jetë shumë e vështirë për të gjitha”, – ka theksuar Capello.

Europa u tregua e pamëshirshme me skuadrat italiane dhe kritikat lidhen direkt me sistemin. Interi, Juventusi dhe Atalanta humbën ndeshjet e para të Play-off-it në Champions League, respektivisht kundër Bodo Glimt, Gallatasaraj dhe Borussia Dortmund. Humbjet e tyre vërtetuan se niveli i italianeve në Europë ka diferencë të madhe me periudhën e artë të dikurshme, aq më tepër ndaj kundërshtarëve të dorës së dytë (duke përjashtuar Atalantën).

“Kur unë isha trajner, kampionët e mëdhenj vraponin të vinin në Itali, kurse sot ata ia mbathin nga vendi ynë. Në Itali vlerësojnë simulimin, kurse në Europë lojën”, – ka thënë mes të tjerash ish-trajneri, duke vendosur gishtin në plagë. Deklarata të hidhura për Italinë, por që tregojnë atë që realisht po ndodh.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme