“Garancia Rinore” – 429 aplikime në 2025 në Shkodër, mundësi punësimi për të rinjtë

Sociale | 8 muaj më parë

Interesi i të rinjve për programin “Garancia Rinore” ka ardhur në rritje gjatë vitit 2025. Vetëm gjatë vitit të kaluar, pranë Zyrës së Punës në Shkodër janë regjistruar 429 aplikime. Drejtoresha Rozafa Zmijani bën me dije se mbi 300 të rinj janë kontaktuar brenda afatit 4-mujor, duke marrë një ofertë konkrete punësimi ose mundësi për trajnim profesional falas.

“Kemi pasur një numër shumë të lart aplikimesh rreth 429 të reja për vitin e kaluar nga të cilët 311 persona i kemi zgjidhur brenda 4 muajve”, u shpreh Rozafa Zmijani, Drejtore, Zyra e Punës Shkodër.

Pavarësisht interesit të lartë, përputhja mes kërkesave të tregut, pritshmërive për pagën dhe preferencave të të rinjve mbetet një sfidë. Megjithatë, sipas Zmijanit, situata ka ndryshuar ndjeshëm, veçanërisht në sektorin e turizmit.

“Ndryshon në sektorin e turizmit kur pagat janë më të larta”, tha ajo.

Programi “Garancia Rinore” konsiderohet një nga instrumentet më të rëndësishme për të nxitur punësimin e të rinjve dhe për të frenuar emigracionin, duke ofruar alternativa konkrete zhvillimi profesional në nivel lokal.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme