Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 23-të

Pas përfundimit të javës së 23-të të kampionatit të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet individuale të spikatura në këtë javë.
Formacioni i përzgjedhur është sipas skemës 4-3-2-1. Në portë është Sinan Dani (Burreli). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Vangjel Zguro (Pogradeci), Adolf Selmani (Iliria), Alessandro Kacbufi (Kastrioti) dhe Kosta Vangjeli (Skënderbeu).
Në mesfushë janë përfshirë Elion Stafa (Iliria), Paulo Estrela (Skënderbeu) dhe Xhejson Ndreu (Korabi). Në mbështetje të repartit ofensiv janë përzgjedhur Olsi Myrta (Laçi) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti). Në majën e sulmit është Freeman Pius (Pogradeci).

Trajner i javës është përzgjedhur Matías Tatangelo (Iliria), pas paraqitjes pozitive të skuadrës së tij dhe fitores së rëndësishme ndaj Besës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




