Erozioni në Kune, banorët në alarm – Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, po rrezikohet zona turistike

Sociale | 8 muaj më parë

Situata e krijuar nga erozioni detar në zonën e Kunes, në Shëngjin, i cili gjatë muajve të fundit ka prekur infrastrukturën dhe bizneset që shtrihen në brezin e rërës, ka vënë në alarm banorët dhe vizitorët. Ata kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për frenimin e këtij fenomeni, i cili rrezikon seriozisht ekzistencën e bregdetit të Kunes, një ndër zonat turistike më të frekuentuara ne sezonin veror.

“Duhet të bëhen disa skaliera siç i ka gjithë bota”, u shpreh një banor.

Pas asgjësimit të sipërfaqeve me rërë dhe pishave dhjetëra vjeçare, stuhitë detare të muajve të fundit kanë shkatërruar edhe shëtitoren e Kunes në një gjatësi të konsiderueshme dhe kanë sjellë dëmtime në disa biznese.

Alarmi për erozionin detar është dhënë prej vitesh, por deri tani kanë munguar ndërhyrjet për t’i bërë ballë avancimit të detit drejt tokës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme