Raketa iraniane drejtë hapsirës turke, NATO: Dënojmë shënjestrimin e Turqisë! Qëndrojmë fort me gjithë aleatët tanë!

Botë | 8 muaj më parë

NATO ka reaguar ashpër ndaj shënjestrimit të Turqisë nga Irani, pasi autoritetet turke raportuan se një raketë balistike e lëshuar nga Teherani ishte interceptuar me sukses nga sistemet mbrojtëse të aleancës përpara se të hynte në hapësirën ajrore turke.

Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, deklaroi për Reuters se aleanca qëndron fort krah të gjithë vendeve anëtare, duke përfshirë Turqinë, në përballje me sulmet e vazhdueshme rajonale të Iranit.

“Ne e dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në rajon,” u shpreh Hart.

Ajo theksoi se qëndrimi i NATO-s për parandalim dhe mbrojtje mbetet i fortë në të gjitha fushat, duke nënvizuar veçanërisht aftësitë e aleancës në mbrojtjen ajrore dhe raketore.

Interceptimi i raketës balistike n

ga sistemet mbrojtëse të NATO-s në Turqi është parë si një demonstrim i qartë i kapaciteteve të aleancës për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendeve anëtare dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme