Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Politikë | 8 muaj më parë

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin me 20 ditë të kreut të Partisë Mundësia, deputetit Agron Shehaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe komisionet parlamentare.

Kërkesa për përjashtimin e tij u paraqit nga 10 deputetë të Partisë Socialiste, të cilët e akuzojnë se  jo vetëm pengoi zhvillimin normal të seancës plenare të 2 marsit 2026, por ka përdorur edhe shprehje fyese ndaj drejtueses së seancës dhe deputetëve të shumicës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme