Bllokoi punën e seancës, Agron Shehaj përjashtohet me 20 ditë nga punimet e Kuvendit

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur përjashtimin e deputetit Agron Shehaj me 20 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare.
Kërkesa për përjashtimin e tij është paraqitur nga 10 deputetë të Partia Socialiste, të cilët e akuzojnë se ka penguar zhvillimin normal të seancës plenare të 2 marsit 2026.
Sipas tyre, Shehaj ka bllokuar punimet e seancës dhe ka përdorur edhe shprehje fyese ndaj drejtueses së seancës dhe deputetëve të shumicës.
Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati vendosi masën disiplinore të përjashtimit të deputetit nga aktivitetet parlamentare për një periudhë 20-ditore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




