Dy stadiume me të njëjtin emër? Tifozi spanjoll gabon, përfundon duke ndjekur ligën e tretë angleze

Të humbasësh stadiumin e duhur me “vetëm” 550 km dhe të gjendesh duke parë ligën e tretë angleze në vend të Ligës së Kampionëve? Një tifoz spanjoll i Barcelonës që jetonte në Londër e arriti këtë sukses. Ai donte të shihte ekipin e Flick të luante kundër Neëcastle në ndeshjen e parë të raundit të 16-shes, por në vend të kësaj e gjeti veten te Exeter City, një ekip në ligën e tretë angleze.
Gabimi në dukje i pabesueshëm ndodhi sepse dy stadiumet ndajnë të njëjtin emër: St. James Park. Tifozi spanjoll me shumë gjasa e ka shkruar atë emër në GPS e tij dhe ka ndjekur udhëzimet pa kontrolluar destinacionin e tij të vërtetë. Pasi arriti në destinacion dhe kuptoi se kishte bërë llogaritjet krejtësisht gabim, Adam Spencer, përfaqësuesi i tifozëve të Exeter, e ngushëlloi. “Ai nuk fliste shumë mirë anglisht”, i tha Spencer X, “ishte shumë i zhgënjyer dhe pak i turpëruar, kështu që e ftuam të shihte një ndeshje në stadiumin e vërtetë St. James Park”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



