Irani i përgjigjet Trump: Askush s’na heq nga Botërori, përjashtohet kush nuk garanton sigurinë

Me një deklaratë në Instagram vjen përgjigja e vendit aziatik për presidentin e SHBA-ve: “Vendos FIFA, jo një vend i vetëm. Jemi kualifikuar në fushë”
Kombëtarja e futbollit të Iranit ka reaguar pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke u shprehur se “askush” nuk mund ta përjashtojë nga Kupa e Botës 2026. Së fundi presidenti i SHBA-ve ka thënë se pjësamarrja në Botëror mund të vërë në rrezik “jetën e tyre dhe sigurinë”.
Me një deklaratë, të publikuar në Instagram, kombëtarja iraniane ka theksuar se pjesëmarrja e saj në Kupën e Botës nuk përcaktohet nga “asnjë individ apo vend”. “Botërori është një event historik e ndërkombëtar dhe organi qeverisës i tij është FIFA, jo një vend çfarëdo”, – shkruhet në deklaratën e Iranit.
“Kombëtarja iraniane, falë forcës dhe fitoreve të arritura me kurajon e bijve të Iranit, ka qenë një nga skuadrat e para të kualifikuara në këtë turne të rëndësishëm. Askush nuk mund ta përjashtojë kombëtaren iranianiane nga Botërori. I vetmi vend që mund të përjashtohet është ai që mban vetëm titullin e ‘organizatorit’, por nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e skuadrave pjesëmarrëse në këtë event global”, – vazhdon deklarata.
Ministri i Sportit në Iran deklaroi publikisht se kombëtarja e futbollit nuk do të shkojë në SHBA, pasi ky vend e ka sulmuar dhe i ka vrarë liderin. Tani mbetet të shihet çfarë do të ndodhë konkretisht dhe se kush do ta zëvendësojë Iranin, nëse tërheqja nga Kupa e Botës mbetet në fuqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




