Polonia motivon kombëtaren para ndeshjes me Shqipërinë, 4.2 mlionë dollarë për kualifikimin

Federata Polake e Futbollit ka vendosur të shpërblejë kombëtaren e vet në rast kualifikimi për në fazën finale të Botërorit 2026. 4.2 milionë dollarë do ta marrin futbollistët e kombëtares, në rast se do të mundin Shqipërinë dhe më pas skuadrën që do të dalë nga çifti Ukrainë-Suedi.
Polonia do të presë Shqipërinë më 26 mars, në sfidën gjysmëfinale të fazës Play-Off të vlefshme për finalet e Botërorit të Futbollit 2026. Një ndeshje e vlerësuar tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku kërkohet fitorja me çdo kusht. Përpara kësaj sfide, Federata Polake e Futbollit ka vendosur të motivojë lojtarët me një bonus prej 4.2 milionë dollarësh, nëse kombëtarja arrin të kualifikohet në fazën finale të botërorit.
Lajmin për shpërblimin e federatës e publikoi në platformën X gazetari polak Mateusz Ligęza i radio ZET.
“Nëse Polonia shkon në Kupën e Botës, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Federata Polake e Futbollit, 4.2 milionë dollarë. NJë shumë e konsiderueshme kjo që përbën, afërsisht 40% të shumë prej 10.5 milionë dollarëve të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Kupës së Botës”, – nënvizoi gazetari polak.
Nëse Polonia mposht Shqipërinë, do të përballet më pas me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi për të prerë biletën përfundimtare që e dërgon në finalet e botërorit. Për ndeshjen kundër Shqipërisë, trajneri Jan Urban do të shpallë listën e futbollistëve të grumbulluar më 20 mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




