Champions League/ Chelsea kërkon “spiunin” në ekip, Rosenior-it i zbulojnë përsëri formacionin anti-PSG!

Sport | 8 muaj më parë

Vigjilja e ndeshjes mes Chelsea-t dhe PSG-së nuk ka qenë aspak e qetë për formacionin anglez jo vetëm për gjobën rekord dhe dënimin në merkaro që mori ditën e djeshme nga Premier League.

Sipas shtypit britanik trajneri i bluve të Londrës është në telashe pasi ka nisur një luftë delikate brenda klubit për të gjetur “spiunin”, i cili tregon planin e lojës dhe formacionin që përgatit trajneri përpara sfidave të mëdha.

Kështu përpara ndeshjes së parë mes PSG dhe Chelsea, francezja “Onze Mondial” kishte mësuar lojtarët titullarë të takimit dhe kjo rrjedhje informacioni nuk u kapërdi nga Rosenior.

Në “Stamford Bridge” ka nisur në ditët e fundit “gjuetia” për spiunin, i cili duket se nuk është trembur pasi përsëri “Onze Mondial” ka zbuluar para pak minutash formacionin titullar të Chelsea-t përballë PSG-së.

Formacioni i zbuluar nga Onze Mondial:

Chelsea 4-2-3-1: Sanchez; Gusto, Chalobah, Hato, Cucurella; Lavia, Caicedo; Palmer, Fernandez, Neto; Pedro


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme