AKU bllokon dy subjekte ushqimore në Tiranë, gjobë 300 mijë lekë për shkelje të rënda higjieno-sanitare

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë masa ndaj dy subjekteve ushqimore në Tiranë, pas kontrolleve të kryera nga trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale.
Gjatë inspektimit në një baxhon u konstatuan kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientet e përpunimit. Për pasojë, u bllokua aktiviteti dhe u sekuestrua 328.7 kg djathë i bardhë dhie. Subjekti u gjobit me 300.000 lekë.
Ndërkohë, në subjektin tjetër me aktivitet përpunim mishi, inspektorët gjetën një ambient ndihmës me kushte të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. U bllokuan 588 kg fileto pule dhe 150 kg gjoks pule, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në daljen e rezultateve laboratorike. Edhe ky subjekt u gjobit me 300.000 lekë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




