Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës

Politikë | 8 muaj më parë

Presidenti Bajram Begaj ka pritur Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, John T. Dunlap.

Ceremonia zyrtare u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku gjatë pritjes është ekzekutuar dhe himbi kombëtar.

Gjatë ditës, pritet që Princi John T. Dunlap, të zhvillojë disa takime me personalitete të ndryshme, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet palëve.

Kjo vizitë e Princit në vendin tonë, vjen në kuadër të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.

Solidariteti dhe humanizmi i këtij Urdhri ka lënë gjurmë në Shqipëri përmes realizimit të projekteve në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe asistencës sociale për shtresat në nevojë si dhe ndihmën e dhënë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme