Zgjedhjet, korrupsioni, drejtësia, PPE raport për Shqipërinë-Rrezikon rrugën drejt BE

Politikë | 8 muaj më parë

Partitë Popullore Europiane dorëzuan në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, duke theksuar mangësitë sistematike në zgjedhje, drejtësi dhe qeverisje.

Sipas raportit të publikuar nga Partia Demokratike, flitet për dështimet e qeverisë shqiptare në fusha kyçe si zgjedhjet, drejtësia, administrata dhe qeverisja.

Ai thekson se pa reforma të thella dhe të pakthyeshme, Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë ndaj Bashkimit Evropian.

Raporti nxjerr në pah përdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet, mungesën e kushteve të barabarta për opozitën dhe pretendime për blerje votash.

Raporti kërkon një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që siguron akses të barabartë në media, mbrojtje ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatim efektiv të ligjit.

Raporti përshkruan sfidat e vazhdueshme të gjyqësorit, duke përfshirë mbingarkesën me çështje të pazgjidhura dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë.

Eurodeputetët nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Korrupsioni i nivelit të lartë mbetet shqetësim kryesor, ndërsa SPAK duhet të fuqizohet për të ndërtuar një histori të qartë hetimesh dhe dënimesh.

Përmes amendamenteve të paraqitura, eurodeputetët bënë thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet shqiptare: reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, depolitizim të administratës, luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe transparencë të plotë në prokurimet publike, duke paralajmëruar se perspektiva e Shqipërisë drejt BE-së mbetet në rrezik pa këto ndërhyrje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme