Akuzohet nga tifozët, Flamurtari përjashton kapitenin Trashi

Sipas mediave lokale në Vlorë, presidenti i skuadrës vlonjate Sinan Idrizi ka përjashtuar përgjithmonë nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi.
Vendimi erdhi pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”, menjëherë pas mbërritjes në Vlorë. Tifozët akuzojnë Trashin për veprim me dashje të shkaktimit të penalltisë në ndeshjen e sotme mes Bylisit dhe Flamurtarit.
Kujtojmë që vlonjatët u mundën 2-1 nga Bylisi, pas një penalltie të shënuar në minutën e 95-të. Flamurtari mbyll renditjen e Abissnet Superiores dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




