“Dy dashuri dhe një veshkë”, komedia në skenën e Pogradecit, publiku e pret shfaqjen me interes

Kulturë | 7 muaj më parë

Komedia “Dy dashuri dhe një veshkë” është ngjitur në skenën e Qendrës Kulturore në Pogradec, duke sjellë për publikun një ndërthurje të humorit me dramën e përditshmërisë. Nën regjinë e Guri Koços, vepra trajton tragjikomizmin e dy personazheve që, ndonëse përballen me vështirësi ekonomike, mbeten të pasur shpirtërisht.

“Shfaqja është një himn për miqësinë. Në kohën e sotme ku gjithçka apo shkon drejt degradimit, sidomos miqësia, kjo përpiqet t’i tërheqë pak vëmendjen njerëzve dhe t’ju thotë që nuk është pasuria ajo që i bën njerëzit miq, por është zemra, shpirti”, tha regjisori dhe aktori Guri Koço

Aktorët e vlerësojnë këtë shfaqje si një përvojë të veçantë artistike, e cila ka sjellë emocione dhe reagim pozitiv nga publiku.

“Kemi realizuar një shfaqje të bukur. Puna e regjisorit ka qenë e madhe, mendoj se kemi bërë diçka të bukur”, u shpreh aktori Albano Prodani.

 “Është një nder i madh për mua që të jem me një kast aktorësh profesionistë sepse unë jam një aktore amatore si fillim”, tha aktorja Adea Cale.

Pas suksesit në Pogradec, komedia pritet të vijojë turin në qytetin e Korçës, ku do të ngjitet në skenë nga data 26 deri në 29 mars.

Gazetare: E. Xhindole

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme