Biodiversiteti i lumit Vjosa, disa lloj gjallesash të kërcënuara nga ndotja dhe ndryshimet klimatike
Studimet dhe vëzhgimet në lumin Vjosa, sidomos pas shpalljes së tij si Park Kombëtar në vitin 2023, tregojnë se ky ekosistem është një nga më të pasurit në biodiversitet në Evropë, por njëkohësisht edhe i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore dhe ndërhyrjeve njerëzore.
“Deri më tani, ne kemi informacion që përgjatë parkut jetojnë 1,175 specie. Këto janë specie të dokumentuara, pra kemi emrat, llojet dhe zonat ku ato qëndrojnë. Kjo listë e specieve përbën vetëm 5 deri në 10 përqind të specieve totale që ndodhen përgjatë parkut. Kjo do të thotë që ka ende punë për të evidentuar të gjitha gjallesat që jetojnë përgjatë parkut”, tha Eduina Guga, Drejtoreshë e Parkut Kombëtar Vjosa.
Guga theksoj se disa lloje gjallesash janë të kërcënuara nga faktorë të ndryshëm si ndotja, ndryshimet klimatike e të tjera.
“Janë disa lloje që ndodhen në atë që quhet Lista e Kuqe”, nënvizon ajo.
Parku Kombëtar i Vjosës përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme natyrore, por njëkohësisht mbetet i ndjeshëm ndaj presioneve të jashtme. Ku po punohet për të identifikuar disa specie që janë të kërcënuara dhe vazhdimisht kryhen monitorime për ruajtjen e tyre. Ndërkaq bashkëpunimi me institucionet dhe komunitetet lokale është kyç për mbrojtjen afatgjatë të këtij ekosistemi unik.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




