Migracioni në Suedi, migrantëve mund t’u hiqet leja e qëndrimit, nëse nuk bëjnë ‘jetesë të ndershme’
Qeveria suedeze bëri të ditur se së shpejti do të paraqesë në parlament një projektligj, sipas të cilit migrantët në vend duhet të zgjedhin mes një jete të ndershme ose deportimit. Legjislacioni i ri e bën më të lehtë revokimin e lejeve të qëndrimit për migrantët.
“Duhet të bëjmë më të mirën për të jetuar në mënyrë të përgjegjshme dhe pa dëmtuar vendin. Nëse nuk paguan borxhet, taksat apo gjobat, nëse nuk i përmbahesh vendimeve të autoriteteve suedeze, nëse mashtron sistemin e përfitimeve apo për të marrë leje qëndrimi, nuk ke të drejtë të jetosh më këtu,” u shpreh ministri i Migracionit, Johan Forssell, në një konferencë për shtyp.
Qeveria e qendrës së djathtë e vendit nordik, e mbështetur nga demokratët që janë kritikë të zëshëm të imigracionit, mori pushtetin në vitin 2022 duke u zotuar për ashpërsimin e ligjeve mbi migracionin. Tashmë ajo po përpiqet të paraqesë një sërë reformash në fusha të ndryshme përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin shtator.
Sipas Agjencisë Suedeze të Migracionit, 79,684 persona përfituan leje banimi në Suedi vitin e kaluar, ndërkohë që 8,312 të tjerë u larguan për t’u kthyer në vendin e origjinës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



