Koncesioni i sterilizimit kalon te shteti, Sala: Po funksionon shumë mirë, monitorohet vazhdimisht
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se koncesioni i sterilizimit, pas 10 vitesh në duart e operatorëve privatë, tashmë ka kaluar te shteti dhe po funksionon shumë mirë. Pas mbledhjes së qeverisë, Sala sqaroi se tashmë prej 3 javësh, koncesioni i ka kaluar shtetit.
“Koncesioni i ka kaluar shtetit, ka 3 javë që i ka kaluar. U ngrit kapaciteti dhe po funksionon shumë mirë. Është ngritur shoqëria dhe po bëhet punë shumë e mirë, po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme,” tha Sala .
Ministrja gjithashtu bëri me dije se brenda vitit 2027, planifikohet të rimbursohet trajtimi për personat e prekur nga diabeti tipi 1, një hap i rëndësishëm për mbështetjen e pacientëve kronikë në vend.
Sala theksoi rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të koncesionit dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, duke garantuar që standardet të mbeten të larta dhe pacientët të përfitojnë trajtim cilësor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




