Muriqi tregon “armët” e Kosovës, sulmuesi: Nuk dorëzohemi kurrë, Turqia favorite, por kemi besim!

Vedat Muriqi nuk është një lojtar i panjohur për sportdashësit në Turqi pasi disa vite të karrierës së tij i ka kaluar pikërisht në vendin, i cili paraqitet si pengesa e fundit për Kosovën drejt kualifikimit në Botërorin 2026.
Në një intervistë për “HT Spor”, sulmuesi i Mallorca ka rrëfyer mbi emocionet e dramatike përballë Sllovakisë, duke theksuar karakterin dhe shpirtin luftarak të ekipit.
“Sllovakia ishte një ekip shumë i organizuar. Ata nuk kishin pësuar gol në katër ndeshjet e fundit para nesh. Një nga armët tona më të forta ishte aftësia jonë për të luajtur futboll të mirë si skuadër. Edhe pse ishim duke humbur 1-0, nuk u dorëzuam kurrë. Jemi një ekip shumë i ri dhe luftojmë fort. Kemi lojtarë të rinj dhe të rëndësishëm”, tha Muriqi për HT Spor.
Në të njëjtën kohë, sulmuesi komentoi edhe përballjen e ardhshme atë ndaj Turqisë, një kundërshtar që ka një domethënie të veçantë personale.
“Shorti kundër Turqisë më ngjall ndjenja të përziera. Gjatë karrierës sime futbollistike, u bëra Vedat në Turqi. Tetë vjet, sigurisht… Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor, Fenerbahçe… Këto klube më bënë Vedat. Për familjen time, Turqia zë një vend shumë të veçantë. Po përjetoj emocione komplekse”, pranoi “Pirati”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




