Të gjithë duan të shohin finalen e Play Off-it kundër Italisë, boshnjakët japin me qira ballkonet

Pengesa e fundit drejt Kupës së Botës për Italinë e ka emrin Bosnjë-Hercegovinë. Të martën më 31 mars në orën 20:45, “të kaltrit” do të udhëtojnë drejt Zenicës për të luajtur finalen e Play Off-it të Botërorit.
Stadiumi “Bilino Polje” ka një kapacitet prej 9 mijë vendesh dhe kërkesat për të ndjekur këtë finale janë shumë të mëdha.
Biletat e stadiumit janë shitur dhe tashmë ata që kanë shtëpitë afër me stadiumin kanë filluar të japin me qira ballkonet, për të ndjekur sfidën Bosnjë-Itali. Kërkesa për të parë ndeshjen është e lartë dhe çmimet janë të kripura, plot 500 euro kush një vend në këto tribuna të improvizuara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




