Stadiumi i ri i Valiasit merr formë, avancojnë punimet në impiantin e ri

Futboll Vendi | 7 muaj më parë

Punimet për ndërtimin e stadiumit në Valias po vijojnë me ritme të shpejta, duke shënuar progres në çdo fazë të dukshme të projektit.

Tribuna qendrore tashmë ka marrë formë dhe shumë shpejt pritet të përfundojë plotësisht, duke i dhënë stadiumit pamjen e tij të parë konkrete.

Paralelisht, punimet për bazamentin e fushës janë drejt fazës finale, ndërsa sipas planifikimit, gjatë muajit maj pritet të nisë procesi i shtrimit të tapetit.

Stadiumi i ri i Valiasit do të jetë i standardeve të Kategorisë së Parë dhe do të ketë një kapacitet prej 1400 vendesh, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive.

Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

Ky stadium pritet të jetë gati për edicionin futbollistik 2026–2027, duke i shtuar hartës sportive të vendit një tjetër hapësirë cilësore në shërbim të komunitetit dhe futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme