Në vigjilje të Pashkës Katolike, Imzot Arjan Dodaj uron besimtarët: Ndryshimi nis nga zemra e njeriut

Sociale | 7 muaj më parë

Në prag të festës së Pashkës Katolike, Arqipeshkevi Metropolit i Tiranës-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët katolikë dhe familjet shqiptare. Në lutjen e tij, ai ka theksuar rëndësinë e reflektimit, solidaritetit dhe ndershmërisë, duke uruar shëndet, paqe dhe begati për çdo familje.

“Vdekja nuk e ka më fjalën e fundit, ndryshimi është i mundur dhe fillon nga zemra e njeriut. Vendi ynë nuk duhet të presë që e drejta apo e ardhmja do të na vijë nga jashtë. Shqipëria ka nevojë për burra dhe gra të ndershëm që e duan këtë tokë dhe popullin e saj jo me fjalë, por me jetë të jetuara këtu. Është ky një urim për të gjithë dhe akoma më shumë për ata që mbajnë përgjegjësi politike, ekonomike dhe shoqërore që të shohin me largpamësi dhe përgjegjësi të ardhmen e vendit”, u shpreh Dodaj.

Ashtu si çdo vit, besimtarët katolikë do të marrin pjesë në meshën solemne të Pashkës, e cila mbahet në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.

Ceremonia nis në orën 21:45 të së shtunës dhe zgjat deri në orën 01:30 të mëngjesit të së dielës, duke kulmuar me shpalljen e lajmit të madh: “Krishti u ringjall”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme