Kategoria e Dytë, Bylis B-Oriku eskalon në dhunë, Policia shoqëron Bruno Telushin

Ndeshja mes Bylis B dhe Orikut, e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë, i ka lënë vendin dhunës. Oriku ka mbyllur pjesën e parë në vantazh të një goli (Gjinaj 27’) ndërsa kryesorit të ndeshjes i është dashur që të nxjerrë dy herë kartonin e kuq duke larguar Sulovarin dhe Telushin.
Sa i përket incidenteve raportohen momente ku futbolli i ka lënë vendin tensionit. Në çastin kur dy lojtarët kanë qenë duke lënë fushën e lojës janë kapur me njëri-tjetrin duke bërë që gjithçka të transformohet nga një zënkë në një sherr masiv ku Policisë për ta frenuar i është dashur të shoqërojë Bruno Telushin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



