Nga nesër më pak autobusë në qarkullim, operatorët kërkojnë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit

Sociale | 7 muaj më parë

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë se sektori i transportit publik po përballet me vështirësi të mëdha financiare për shkak të mungesës së masave mbështetëse nga institucionet.

Sipas tyre, edhe pse çështja është ngritur prej javësh dhe është zhvilluar një takim me institucionet më 1 prill, deri tani nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit dhe nuk ka një plan konkret për lehtësimin e barrës financiare të operatorëve.

Gjithashtu nuk ka afate për ndërhyrje dhe as nisma për rishikimin e elementeve fiskale që ndikojnë në kostot operative, si akciza, taksa e qarkullimit dhe TVSH.

Për shkak të kësaj situate, operatorët paralajmërojnë se duke nisur nga dita e nesërme do të reduktojnë me 40% flotën e mjeteve në qarkullim, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme