Liverpool, krenaria nuk mjafton: Dembélé e çon PSG-në në gjysmëfinale

UEFA Champions League | 7 muaj më parë

Paris Saint-Germain avancon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, që pasi fitoi 2-0 në çerekfinalem e parë, përsëriti veten dhe në ndeshjen e kthimit duke mposhtur Liverpoolin po 2-0 në Anfield. Gjatë pjesës së parë, Reds shtynë përpara, me vizitorët që mbështeteshin në kundërsulme. Marquinhos arriti të neutralizojë një mundësi të van Dijk dhe në fishkëllimën e fundit të pjesës së parë, të dyja ekipet ishin ende pa gola.

Lojtarët e Slot besuan se mund të riktheheshin, por Dembélé realizoi me një gjuajtje të fuqishme me të majtën në minutën e 72-të dhe më pas përsëriti të njëjtën gjë në minutën e 91-të, duke vulosur fitoren me një dygolësh të shkëlqyer. Luis Enrique avancon në gjysmëfinale, ku pret fituesin e çerekfinales midis Real Madrid dhe Bayern.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme