Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot–Rrëshen/ Drejtuesi i automjetit përplas për vdekje 70-vjeçarin

Aktualitet | 7 muaj më parë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, kur një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor i Policisë vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që ka ikur nga vendi i ngjarjes, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme