Një legjendë rikthehet në Bukuresht, Demollari shkelmon topin e parë në sfidën Dinamo-Cluj

Futboll Vendi | 7 muaj më parë

Sulejman Demollari (61 vjeç) shkelmoi topin e parë në ndeshjen midis Dinamos së Bukureshtit dhe U. Cluj në kampionatin rumun (përfundoi 2-1 për vendasit). Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare konsiderohet si një nga lojtarët e huaj më të mirë në historinë e kampionatit rumun. Një “legjendë” u rikthye në Bukuresht. Demollari u përshëndet nga mijëra tifozë në Bukuresht ku u përlot nga emocionet.

Sulejman Demollari kujtoi kohën që kaloi te Dinamo, midis viteve 1991 dhe 1995. Shqiptari mbeti në historinë e klubit, duke qenë i huaji i parë që shkëlqeu me fanellën kuqezi.

Demollari zbuloi se ndihet rumun pasi luajti për Dinamon, duke rrëfyer se është takuar edhe me ish-shokët e tij të ekipit, me të cilët fitoi titullin më shumë se 30 vjet më parë, në Ligën 1.

“Erdha për një dokumentar, një film për jetën time, pjesë e të cilit është edhe Dinamo e Bukureshtit. Erdha me shumë emocione, pas kaq shumë vitesh erdha për të parë ekipin.

Është një emocion i madh, dje në mbrëmje u takova me djemtë, bëmë një festë me Mihăescun, kapitenin, Gică Mihali, Sebi Moga, Costel Pană, Florentin Petre, Tom Cristea… dhe ishte një diskutim nostalgjik”, ka thënë mes të tjerash Demollari për mediat rumune.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme