Vrasja e 30-vjeçarit dhe plagosja e 29-vjeçarit, detaje nga ngjarja në Memaliaj, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e një 30-vjeçari në Memaliaj, një ngjarje që tronditi qytetin mbrëmjen e djeshme.
Sipas gazetares Boralda Gjyli për RTSH24, policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër të dyshuar, duke e çuar në dy numrin e personave të kërkuar. Bëhet fjalë për dy vëllezër me inicialet D.L. dhe M.L., të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Burime konfidenciale për Gjylin, bëjnë me dije se viktima dhe autorët kanë qenë të ndarë në dy grupe, të cilat dyshohet se kanë shkëmbyer zjarr me njëri-tjetrin. Si pasojë, mbeti i vrarë 30-vjeçari, ndërsa u plagos edhe vëllai i njërit prej autorëve të dyshuar. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pas ndërhyrjes kirurgjikale.
“Një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Policia ka shpallur në kërkim 2 vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes: D.L, M.L.
Sipas burimeve konfidenciale, autorët dhe viktima kanë qenë të ndarë në dy grupe, të cilat kanë shkëmbyer zjarr në drejtim të njëra-tjetrës. Për pasojë mbeti i vrarë një 30-vjeçar dhe u plagos mbeti vëllai i dy autorëve D.L.
Ky i fundit pas ndërhyrjes kirurgjikale mbeten jashtë rrezikut për jetën, në reanimacion. Policia në kërkim të 2 autorëve të ngjarjes”, tha gazetarja Gjyli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




