SHBA ndalon cisternën e tretë iraniane në Oqeanin Indian

Botë | 6 muaj më parë

Forcat amerikane kanë ndërmarrë një tjetër operacion detar kundër një anijeje cisternë që transportonte naftë nga Irani, duke e ndaluar dhe kontrolluar atë në ujërat ndërkombëtare të Oqeanit Indian.

Lajmi u konfirmua nga Departamenti i Luftës i SHBA-së, i cili deklaroi se bëhet fjalë për anijen pa shtetësi M/T Majestic X, e sanksionuar për transport të paligjshëm të naftës iraniane.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë natës forcat amerikane kryen një ndalim detar dhe hipje në bord, duke e cilësuar operacionin si pjesë e masave globale për të ndërprerë rrjetet e paligjshme të furnizimit me naftë.

“Ne do të vazhdojmë zbatimin global të masave detare për të pezulluar anijet që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin, kudo që ato veprojnë. Ujërat ndërkombëtare nuk mund të përdoren si mburojë nga aktorët e sanksionuar”, thuhet në deklaratë.

Ky është sulmi i tretë i SHBA-së ndaj cisternave iraniane brenda pak ditësh. Më herët, amerikanët kishin ndërmarrë kundërsulme ndaj anijes ‘M/T Tifani’ dhe cisternës ‘Touska’, duke i akuzuar për transport të paligjshëm të naftës së sanksionuar.

Operacionet e fundit tregojnë përshkallëzimin e përpjekjeve amerikane për të frenuar aktivitetet e Iranit në tregtinë ndërkombëtare të naftës, ndërsa tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit mbeten të larta. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme