Europiani i Mundjes në RTSH/Ukraina dominon mundjen për vajza

Ukraina dominon Kampionatin Europian të mundjes për vajza me tre medalje të arta dhe një të argjendtë. Të artën e parë do të merrte në peshën deri në 50 kilogram, teksa Livash do të fitonte me superioritet pikësh, 11-0 me turken Demirhan. Më pas e artë, tashmë në peshën deri në 59 kilogram, Vinik, që mundi 8-4 polaken Vierzesien.
Dhe e arta e tretë në peshën deri në 76 kilogram me Alpiejeva, që fitoi ndaj rumunes Angel, 6-2. I iku e arta vetëm në peshën deri në 55 kilogram, teksa Malançuk u mund me superioritet pikësh 0-10 nga rumunia Ana.
E arta e pestë i ka takuar turkes Nesrin Bas, që në peshën deri në 68 kilogram fitoi aforfe për mosparaqitje të kundërshtares në tapet, kjo për arsye dëmtimi. Bëhet fjalë për Shauçuk.
Në këto kushte mundja për vajza ka mbyllur ditën e parë të garimit, ndërsa edhe e premtja do të jetë po për vajza. E shtuna dhe e diela për mundjen e lirë, ndërsa Europiani ul siparin të dielën e 26 prillit, ndërsa po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




