Volejboll vajza/ Pogradeci mposht Tiranën, barazohet seria e finaleve

Sport | 6 muaj më parë

Është zhvilluar ditën e sotme finalja e dytë në volejbollin e vajzave midis Tiranës dhe Pogradecit. Liqenoret kanë fituar 3-1 këtë takim, duke çuar në barazim 1-1 serinë e ndeshjeve finale.

Seti i parë ka qenë shumë i luftuar dhe është fituar nga Tirana me rezultatin 28-26. Pogradeci reagon dhe fiton setin e dytë me rezultatin 25-15. Liqenorët dominojnë setin e tretë të cilin e fitojnë me rezultatin 25-13 dhe mbyllin ndeshjen 3-1, duke fituar edhe setin e katërt 25-21.

Barazohet në 1-1 seria e finaleve dhe përballja e radhës mes dy skuadrave do të jetë më 27 prill në Pogradec në orën 18:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme