Video/ Të shtëna në eventin e Shtëpisë së Bardhë, momenti i evakuimit të Trump. Pamjet e para të autorit

Një incident i rëndë ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington Hilton, ku një person i armatosur arriti të kalojë pikën e kontrollit të sigurisë. Policia amerikane konfirmoi se i dyshuari kishte me vete disa armë, përfshirë një shotgun dhe një pistoletë, kur u përball me agjentët e Shërbimit Sekret.
Pamjet e mbikëqyrjes, të publikuara nga Presidenti Donald Trump, tregojnë momentin kur i dyshuari vrapon pranë detektorëve metalikë, ndërsa agjentët nxjerrin armët e tyre.
Gjithashtu në video tregohet edhe momenti i reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë në evakuimin e presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij, si dhe zv.presidentit sapo u dëgjuan të shtënat e para.
Gjatë arratisjes së autorit ka pasur shkëmbim zjarri, ku u qëllua një oficer i Shërbimit Sekret, i cili nuk pësoi dëme për shkak të jelekun antiplumb.
I dyshuari, mësues nga Kalifornia, ndodhet në paraburgim, ndërsa u transportua në spital edhe për një “vlerësim” të shëndetit mendor të tij.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar motivet e sulmit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




